Hoti: Nesër mbahet debati parlamentar që sonte u mohua nga PAN

21:33 | 9 Shtator 2017
Arbresh.info

Të dielën në orën 12:00 do të mbahet debati parlamentar që u mohua sonte nga PAN.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka treguar se më kërkesën e kësaj partie dhe më mbështetje të Vetëvendosje të dielën në orën 10:00 do të mbahet Kryesia e Kuvendit.

Kurse dy orë më pas do të mbahet debati parlamentar, që siç thotë ai sonte u mohua nga PAN.

“Qeveria e diktuar nga Beogradi nuk mund të vazhdojë kështu. U dakorduan me Beogradin për Qeverinë e Kosovës. Kjo është dita me fatkeqe e Kosovës ne 17 vite pavarësi”, ka thënë Hoti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme