Lionel Messi shënon gol të bukur në derbin katalunas (VIDEO)

21:16 | 9 Shtator 2017
Arbresh Info

Barcelona ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir ndaj RCD Espanyolit.

Gjiganti katalunas ka siguruar avantazhin për 1 me 0 në derbin katalunas pas vetëm 25 minutave lojë në Camp Nou, shkruan portali arbresh.info.

Superylli Lionel Messi ka shënuar një gol të bukur nga afërsia pas asistimit nga Ivan Rakitic.

Ndeshja ndërmjet dy skuadrave spanjolle është duke u zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë në La Liga./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme