Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë rënë dakord që të përmisojnë marrëdhëniet e tyre rreth sigurisë rajonale.
Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Turqisë janë tensionuar për shkak të mbështetjes së Uashingtonit për luftëtarët kurdë në betejën kundër Shtetit Islamik në Siri, transmeton portali arbresh.info
“Duke vënë në dukje partneritetin strategjik midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara, të dy udhëheqësit theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe për të rritur stabilitetin në rajon”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Presidenca turke.
Të dy liderët ranë dakord të takohen në Nju Jork në Asamblenë e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, që planifikohet të mbahet gjatë këtij muaji. /arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...