Prishtina ka arritur të fitojë ndaj Lirisë me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë vendasve të cilët rrezikuan disa herë me Ahmet Januzin (13’), Mentor Mazrekajn (31’) dhe Guthier Mankenda (35’) por pa pasur sukses.
Në anën tjetër edhe mysafirët nga Prizreni rrezikuan në minutën e 25, por as këtë nuk patën sukses dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të bardhë 0-0.
Në pjesën e dytë Prishtina rriti volumin e sulmeve dhe fillimisht tentuan me anë të Lorik Boshnjakun (53’) dhe pastaj me Mazrekajn (60), por në dy rastet goditjet e tyre u priten nga gardiani mysafirë.
Në vazhdim të pjesës së dytë ndeshja mori rrjedhë tjetër pasi Debatik Curri i Prishtinës u ndëshkua më karton të kuq në minutën e 71, por kjo nuk e pengoi Prishtinën të gjej golin e fitores 1-0 me anë të Armend Dallkut, i cili shënoi në minutën e 86 pas asistimit të Mazrekajt dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar 1-0.
Pas kësaj fitore, Prishtina renditet në vend të tretë me gjashtë pikë dhe javën e ardhshme udhëton te Drenica, ndërsa Liria renditet e 10-ta me tri pikë dhe e pret në shtëpi Dritën.
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...