Arsenali ka siguruar fitore me rezultat të thellë në ndeshjen si nikoqir kundër Bournemouthit.
Pas disfatës tronditëse 4 me 0 ndaj Liverpoolit, “Topçinjtë” i janë rikthyer fitoreve duke mposhtur rivalin e pasdites të së shtunës me rezultat 3 me 0, shkruan portali arbresh.info.
Sulmuesi Danny Welbeck, i cili shënoi dy herë dhe krijoi një asistim, është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. Reprezentuesi i Anglisë është vlerësuar me notën 9.0.
Granit Xhaka është vlerësuar me notë mesatare 7.4, ndërsa futbollisti tjetër shqiptar Shkodran Mustafi është vlerësuar me notën 7.9.
Lojtari me notën më të dobët është mesfushori i Bournemouthit, Fraser./arbresh.info/
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut