Google ADS

Arsenali i rikthehet fitoreve, shkëlqen Danny Welbeck (VIDEO)

17:51 | 9 Shtator 2017
Arbresh Info

Pas dy disfatave radhazi, “Topçinjtë” i janë rikthyer fitoreve në ndeshjen e pasdites të së shtunës ndaj Bournemouthit.

Arsenali ka mposhtur me rezultat të thellë 3 me 0 skuadrën e Eddie Howes në takimin e xhiros së katërt të Premierë Ligës të zhvilluar në stadiumin Emirates, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi Danny Welbeck shkëlqeu në takimin ndaj “Cherries” duke realizuar dy herë si dhe duke krijuar një asistim. Reprezentuesi i Anglisë shënoi golin e epërsisë në minutën e 6′ dhe asistoi në supergolin e francezit Alexandre Lacazettes (27′).

Danny Welbeck dhe Granit Xhaka duhet festuar së bashku golin e epërsisë
Danny Welbeck dhe Granit Xhaka duhet festuar së bashku golin e epërsisë

Welbeck shënoi golin e dytë personal dhe të fundit të kësaj ndeshje në minutën e 50′ të pjesës së dytë.

Arsenali tani qëndron në pozitën e nëntë në tabelë me katër pikë.

Skuadra e trajnerit Arsene Wener vazhdon të mbetet e pamposhtur ndaj Bournemouthit në katër takimet e tyre deri tani në Premierë Ligë./arbresh.info/

https://streamable.com/0fx5a

https://streamable.com/5rop8

https://streamable.com/x0x5y

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme