Google ADS

Opozita kërkon votim të shpejtë të Qeverisë, Kuvendi shkon në pauzë (VIDEO)

17:18 | 9 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka kërkuar pauzë prej 15 minutash në mënyrë që grupet parlamentare të koordinohen për veprimet e mëtutjeshme në seancën e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë.

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë ajo që ka paraqitur mocion për votim të menjëhershëm të Qeverisë Haradinaj duke thënë se programi i tij qeverisës që prezantoi ishte shumë i varfër, shkruan arbresh.info.

Mocionin e VV-së e mbështeti edhe LDK ndërkohë që Bilall Sherifi nga PAN tha se e pranojnë mocionin me kusht që të priten të gjithë deputetët e koalicionit PAN që të arrijnë në Kuvend./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme