Google ADS

Cristiano Ronaldo është duke i munguar shumë Real Madridit

17:09 | 9 Shtator 2017
Arbresh Info

Real Madridi ka vazhduar me një tjetër barazim fillimin e sezonit duke ndarë pikët me skuadrën e  promovuar këtë sezon në ligë, Levanten, pas barazimit 1 me 1 në shtëpi.

‘Los Blancos’ dukeshin të frikshëm derisa po afrohej sezoni por ata janë duke e ndierë jashtëzakonisht shumë mungesën e superyllit të suspenduar – Cristiano Ronaldos, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo, i cili është i suspenduar për pesë ndeshje për shkak të shtyrjes që i bëri gjyqtarit në fitoren e Superkupës ndaj Barcelonës, është ylli i skuadrës në sulm.

Pavarësisht kualitetit të tyre, Madridi gjithmonë do ta ketë problem për të gjetur zëvendësuesin e njërit nga lojtarët më të mirë në botë.

Edhe pse inkuadruan në fushë Iscon dhe yllin tjetër Gareth Bale, skuadra e trajnerit Zinedine Zidane nuk arriti të sigurojë tre pikë./arbresh.info/

Reagimet e tifozëve:

https://twitter.com/Iam_Abdulaxis/status/906501424619679744

https://twitter.com/messi10stats/status/906502070940733440

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme