Beogradi mbështet krijimin e qeverisë Haradinaj

15:06 | 9 Shtator 2017
M. A.
Ka përfunduar takimi ndërmjet zyrtarëve të Listës Serbe dhe të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, shkruan arbresh.info
Drejtori i kësaj zyre, Marko Gjuriq ka thënë se i kanë dhënë përkrahje Listës Serbe që populli serb të ketë një jetë më të mirë në Kosovë, duke aluduar në përkrahjen e krijimit të qeverisë Haradinaj.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se ky subjekt politik do të merr vetëm vendime që janë në të popullit serb në Kosovë, “pa i kushtuar vëmendje se çka thonë ata që kurrë nuk kanë qenë në Kosovë”, raportojnë media serbe.

“Nga fillimi ishte e qartë se ne nuk mund të zgjedhim përfaqësuesit politikë të shqiptarëve… Për një jetë më të mirë të serbëve do të luftojmë përmes institucioneve të Kosovës dhe përmes foltores së Kuvendit”, tha Rakiq.

Siç është thënë në konferencën për media në Beograd, Lista Serbe do të ketë Ministrinë për Kthim, Bujqësi dhe Administratën e Pushtetit Lokal, si dhe gjashtë ndihmës të ministrave.

“Me hyrjen në qeveri do të kemi rastin që të luftojmë për programin e Listës Serbe”, tha kandidati për ministër Nenad Rikalo.

Seanca për zgjedhjen e qeverisë mbahet nga ora 16:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme