Uraganët me emra femërorë janë më vdekjeprurës sesa stuhitë që iu janë dhënë nofka mashkullore, sepse njerëzit i marrin ato më pak seriozisht, thotë një studim.
Studimet sugjerojnë se ndryshimi i emrit të stuhisë nga Charlie në Eloise mund të trefishojë numrin e viktimave.
Autoritetet u vënë emra stuhive të mëdha, sepse besojnë se i ndihmon njerëzit të kujtojnë këshillat se si të mbrohen nga moti, thanë studiuesit.
Por “kjo praktikë gjithashtu prek edhe stereotipet gjinore të zhvilluara gjerësisht, me pasoja potencialisht vdekjeprurëse”, shkruan “Proceedings of the National Academy of Sciences” në SHBA.
Studiuesit në Universitetin e Illinoisit dhe Universitetin Shtetëror të Arizonës analizuan më shumë se gjashtë dekada të dhëna, para se të arrinin përfundimet e tyre.
Ata shkruajnë: “Ne demonstrojmë se një fatkeqësi natyrore, thjesht duke u shoqëruar simbolikisht me një gjini të caktuar nëpërmjet emrit, gjykohet në mënyra që përputhen me rolet dhe pritshmërinë përkatëse sociale të asaj gjinie. Viktimat e shkaktuara nga uraganet në Shtetet e Bashkuara tregojnë se uragane të rënda me emra femërorë lidhen me shifra më të larta të numrit të të vdekurve”.
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...