Google ADS

Betej e ashpër mes BDI-së, LSDM-së, BESA-së dhe ASH-së për Sarajin

08:53 | 9 Shtator 2017
Arbresh.info

Zgjedhjet e fundit të parakohëshme shënuan një rezultat befasuesë negativ për Partitë e bllokut politik shqiptar në Maqedoni, pasi nga fragmentarizimi i votës së elektoratit shqiptar humbën 10 ulëse në Kuvendin e Maqedonisë. Përtej analizës së shifrave të këtyre zgjedhjeve, e cila është trajtuar më herët nga mediat, vlen edhe një analizë krahasuese, përfshirë edhe detajet, midis zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 tetor të 2017-ës.

Diferencat

Kësaj rradhe Agjencia e Lajmeve ka analizuar komunën e Sarajit, ku në zgjedhjet parlamentare të parakohëshme të vitit 2016, partitë më të mëdha të bllokut politik maqedonas garuan përmes koalicionieve, kurse tek partitë e bllokut politik shqiptar partitë garuan të vetme, përveç LR-PDSH, UNITETIT dhe një fraksioni të RDK nën koalicionin “Aleanca për Shqiptarët”, kurse fraksioni tjetër në siglën e Lëvisjes Besa me emrin “Rilindja me Besë”. Kjo gjë tek faktori politik shqiptar solli edhe shpërndarje të votës që rezultoi me djegien e shumë votave të elektoratit shqiptar, poashtu edhe ikjen e një pjese e votuesve në koalicionin e udhëhequr nga LSDM-ja e cila për dallim nga ciklet e mëhershme zgjedhore, me nxjerrjen e disa kandidatëve në krye të listave zgjedhore për deputetë përfshiu edhe figura të personaliteteve shqiptare të ekspozuara medatikisht, të cilët tëhoqën një pjesë të elektoratit shqiptar. Në rast se partitë politike opozitare do ishin përfshirë në një koalicion të vetëm me siguri votat do kishin qenë më të shumta dhe ndoshta hipotetikisht shqiptarët do të kishin më shumë ulëse në Kuvend, e ndoshta LSDM-së nuk do t’i mundësohej atakimi i votës së shqiptarëve

Shifrat

Nëse shohim shifrat në zgjedhjet e 2016-ës, kështu në total në Komunën e Sarajit  si parti e parë në zgjedhjet e parakohëshme parlametare ka dalë BDI me gjithsejt 6615 vota e ndjekur nga Lëvizja BESA me 3330, pastaj vijnë LSDM me 2973 vota, Aleanca për Shqiptarët me 1889 vota, PDSH me 1432, VMRO-DPMNE me 527 vota e të tjerat  78 vota, pra gjithsejt 16844 vota.

Duke u bazuar këtu, nëse në këto zgjedhje lokale do të ketë një bashkëpunim parazgjedhor në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, të cilave nga dita në ditë po u shtohen rradhët me anëtarë të rrinj, BDI nuk do ta ketë komoditetin që ka pasur deri më tani në këtë komunë.

Nga ana tjetër, sa i përket LSDM-së dhe radhitjes së kandidatëve shqiptarë në pozitat fituese të listave zgjedhore të kësaj partie, ndoshta nuk do të ndikojë shumë në shkëputjen e elektoratit shqiptar, por nuk do të jetë edhe pa ndikim, sidomos nëse merret parasysh që gjatë zgjedhjeve  të fundit parlamentare, LSDM arriti të grumbullojë mijëra vota nga votues shqiptarë,  vetë fakti se tani në listat e tyre do të ketë edhe kandidatë shqiptarë do të sjellë një numër të konsiderueshëm të votave edhe në këtë komunë në arkën e kësaj partie, gjë që do të ngarkojë fragmentimin e mëtejmë të votës shqiptare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme