Google ADS

Ja kabineti i Ramush Haradinajt që pritet të votohet sot

08:45 | 9 Shtator 2017
arbresh.info

Tashmë janë publikuar emrat e ministrave që do të udhëheqin me dikastere të ndryshme në kabinetin e Ramush Haradinajt.

Më së shumti ministri do të ketë PDK-ja, me udhëheqjen e gjashtë dikastereve.

Enver Hoxhaj-zëvendërkryeministër

Abelard Tahiri – Ministër i Integrimeve dhe Diasporës

Dhurata Hoxha – Ministre e Drejtësisë

Agron Mustafa- Ministër i Financave

Rexhep Hoti – Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve

Uran Ismajli – Ministër i Inovacionit

Besim Beqaj – Ministër i Shëndetësisë

PDK-ja edhe zyrtarisht pritet që sot në orën 14:00 të bëjë publik emrat që do të të udhëheqin këto dikastere.

Nga AAK-ja dihet deri më tani për dy ministri.

Pal Lekaj- Ministër i Infrastrukturës

Rrustem Berisha – Ministër i FSK-së

AKR ka dhënë emrat e katër ministrive me të cilat do të udhëheqë.

Behgjet Pacolli- Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme

Flamur Sefaj- Ministër i Punëve të Brendshme

Albena Reshitaj- Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Valdrin Lluka- Ministër i Zhvillimit Ekonomik

Ministrat e NISMA për Kosovës ende nuk janë bërë të ditur. Ata do të udhëheqin me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë si dhe postin e një zëvendëskryeministri, shkruan arbresh.info.

Lista Serbe do të ketë një zëvendës kryeministër po ashtu, dhe do të udhëheqë me tri ministri.

Ivan Teodosijeviq- Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal

Dalibor Jevtiq- Ministër për Kthim dhe Komunitete

Nenad Rikallo- Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Mandatari për Qeverinë, Ramush Haradinaj, pritet të marrë besimin e kabinetit të tij në seancën e sotme të jashtëzakonshme plenare në orën 16:00./arbresh.info/

Të ngjashme