Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do t ë mbaj seancën e jashtëzakonshme me të vetmin rend dite, zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka mandatuar Ramush Haradinajn nga koalicioni PAN për formimin e Qeverisë.
Seanca do të nisë punimet pasdite në ora 16:00.
Vendimi për seancë të jashtëzakonshme është marrë dje në mbledhjen e parë të Kreyisë së Kuvendit, e kryesuar nga kryeparlamentari Kadri Veseli.
Veseli është zgjedhur në krye të legjislativit në seancën e 7 shtatorit, pas shtyrjes disamujore të konstituimit të Kuvendit, si rezultat i mungesës së koordinimit të partive politike.
Ndërsa Ramush Haradinaj pritet që sot të prezentojë ekipin e tij qeverisës para Kuvendit të Kosovës, pasi është mandatuar nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Por, partneri qeverisës nga radhët e komuniteteve, gjegjësisht Lista Serbe do të udhëtojë sot në mëngjes për në Beograd për udhëzimet e fundit rreth pjesëmarrjes në ekzekutivin kosovar.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...