Ky është rivali më i madh i Shpend Ahmetit

00:31 | 9 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu që deri vonë ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës është shprehur se Shpend Ahmeti do ta marrë edhe mandatin e ri.

Duke folur për kundërkandidatët, Sejdiu është shprehur se rival më i madh është Arban Abrashi i LDK-së.

“E kam të vështirë të flas për kundërkandidatët e Ahmetit. Ata kanë një biografi në politikë, por qytetarët duhet të vlerësojnë, se a duan rrugën që e ka stabilizuar Prishtinën apo të kthehemi në vitin 2013”.

“Arban Abrashi duke qenë nga LDK duket të jetë një prej personave më në garë”, është shprehur Sejdiu në Ora e Fundit.

“Gjithsesi është vendim i qytetarëve. Qytetarët nuk bëjnë tifo më për parti, ata shohin programin, konsistencën dhe figurat. Ata janë të vetëdishëm për çdo vendim politik. Jam i bindur që më 22 tetor në Prishtiën do të kemi festë, jo vetëm për Prishtinën por edhe për komuna të tjera.”, ka shtuar ai./Klan Kosova

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme