Google ADS

Ambasadorja Çitaku bën thirrje për shqiptarët e Floridës

00:16 | 9 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku iu ka bërë thirrje shqiptarëve në Florida që të ndjekin rekomandimet e autoritete me përpikëri.

Floridën pritet ta godasë një tërmet i fuqishëm, derisa është dhënë urdhri për evakuim, përcjell albinfo.ch.

“Gjatë ditëve në vijim #Florida do të goditet nga një uragan i fuqishëm. Shteti i Floridas dhe niveli federal kanë ndërmarrë të gjitha masat për strehimin dhe evakuimin e qytetarëve nga zonat që pritet të jenë më të goditura. Në atë pjesë të SHBA jeton edhe një numër jo i vogël i bashkëkombësve tanë. Jam munduar që të kontaktoj me sa më shumë prej tyre. I ftoj që të gjithë të ndjekin me përpikëri rekomandimet e autoriteteve amerikane. Në ndërkohë, japim në dispozicion kontaktet e Ambasadës së Kosovës dhe Konsulatës në New York për çdo informacion apo emergjencë! [email protected]

[email protected]”, ka shkruar Çitaku në rrjetet sociale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme