Komisioni për studime ka kërkuar nga senati që në mbledhjen e ardhshme të shqyrtohet rasti i profesorit të psikologjisë në Fakultetin Filozofik, Ali Riza Aliu, për shkak të një publikimi i cili është bërë me vonesë dhe komisioni ende nuk ka arritur ta shqyrtojë, kurse rastet tjera në shumicën e fakultete sipas prorektores Eda Vula, kanë shkel statutin sepse nuk i kanë plotësuar dy kushte për publikime: nuk janë autor i parë dhe e dyta nuk janë autorë korrespondentë.
Po ashtu ky komision ka bërë të ditur se profesorët Dashamir Bërxulli dhe Mytaher Haskuka nuk i kanë punimet e duhura për t’u bërë profesorë. Kjo pasi që për tu bërë profesor i asociuar në UP, duhet pasur të publikuara tri punime shkencore dhe cilësore, kurse për profesor të rregullt duhet të publikohen pesë punime shkencore, shkruan Gazeta Express.
Edhe në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike duhet të shqyrtohen tre profesorë, si dhe një asistent i cili nuk i plotëson kriteret për të qenë asistent i UP’së.
Kjo ka ngjallur debat midis dekanit, Bujar Dugolli, profesorit Skender Ahmeti dhe prorektores Vula.
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...