Google ADS

Zidane: ‘BBC’ apo Isco dhe Asensio? Gjërat do të ndryshojnë

23:03 | 8 Shtator 2017
Arbresh Info

Real Madridi nuk do të qëndrojë gjithmonë pas treshes startuese në sulm të njohur si ‘BBC’ duke marrë parasysh formën e lojtarëve si Isco dhe Marco Asensio, ka pranuar Zinedine Zidane.

“Ata kanë qenë gjithmonë të rëndësishëm për mua, të dy”, u ka thënë trajneri francez gazetarëve, transmeton portali arbresh.info.

Ronaldo, Bale dhe Benzema nuk do të jenë rregullisht më pjesë e formacionit startues
Ronaldo, Bale dhe Benzema nuk do të jenë rregullisht më pjesë e formacionit startues

“Të gjithë të tjerët janë gjithashtu. Organizimi dhe lojtarët gjithmonë do të ndryshojnë por gjëja kryesore është se ata ndihen të rëndësishëm. Me shpërthimin e Asensios, unë nuk jam i befasuar. Ajo që sjell ai në skuadër është fenomenale por ne duhet të lëmë atë në paqe dhe të pushojë”

“Ai mund të përmirësohet ende por duhet të përulet dhe të jetë i qetë në mënyrë për ta bërë atë. Ai nuk duhet të shpërqendrohet nga zhurma që vjen jashtë”

Kampioni i ligës do të takohet me Levanten të shtunën për të zhvilluar ndeshjen e tretë të këtij sezoni në përpjekje për të harruar barazimin ndaj Valencias./arbresh.info/

Të ngjashme