Google ADS

Presidenti i Real Madridit zbulon interesimin befasues në Lionel Messin

21:51 | 8 Shtator 2017
Arbresh Info

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka dhënë disa përditësime së fundmi rreth klubit të tij.

Ashtu siç kemi raportuar, Perez ka zbuluar që Isco tashmë ka rënë dakord për të nënshkruar rinovimin e kontratës me gjigantin në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

“Rinovimi i kontratës së Iscos është punë e kryer, ne do t’iu njoftojmë rreth kësaj brenda ditëve të ardhshme. Ai është ende i ri dhe mund të përmirësohet, ne dëshirojmë të shohim disa përmirësime tek ai. Ai është njëri nga lojtarët tanë spanjoll. Ne kemi 11 lojtarë spanjoll dhe nëntë prej tyre janë të akademisë sonë”, ka thënë Perez.

Presidenti Florentino Perez ka befasuar me zbulimin e fundit rreth interesimit ndaj Lionel Messit
Presidenti Florentino Perez ka befasuar me zbulimin e fundit rreth interesimit ndaj Lionel Messit

Megjithatë, presidenti i ‘Los Blancos’ ka zbuluar gjithashtu interesimin tronditës në yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

“Do nënshkroja me të në vitet e mia të para të presidencës”, tha Florentino Perez.

“Ai është një lojtar që ne gjithmonë e kemi shikuar”

Kontrata e Lionel Messit në Barcelonë skadon në vitin 2018, por presidenti i “Blaugranëve” Jose Maria Bartomeu ka zbuluar se reprezentuesi argjentinas do të vendos së shpejti lapsin në marrëveshjen e re me klubin./arbresh.info/

Të ngjashme