Deputetët gjermanë janë lejuar që të vizitojnë bazën ajrore në Turqi, por ata kanë theksuar se nuk do të zgjerojnë misionin e avionëve për të marrë pjesë në patrullimet ajrore të NATO-s, nëse nuk zgjidhet mosmarrëeshja mbi të drejtat e vizitës
Forcat e armatosura të Gjermanisë janë nën kontrollin parlamentar dhe Berlini insiston se ligjvënësit duhet të kenë qasje në to, por Turqia ka penguar në mënyrë të përsëritur që vizitat të zhvillohen, transmeton portali arbresh.info
Vizita e të premtes u rregullua nga NATO, duke anashkaluar kundërshtimet e Ankarasë.
Marrëdhëniet midis Ankarasë dhe Berlinit janë tensionuar pas përpjekjeve për grusht shtet gjatë vitit të kaluar.
Turqia dhe Gjermania gjithashtu janë në kundërshtim për refuzimin e ekstradimit të azilkërkuesve nga Turqia, ndërsa në anën tjetër Berlini po kërkon lirimin e një gazetari turko-gjerman./arbresh.info/
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...
Komuna e Vushtrrisë ndalon përdorimin e doracakëve “Edukimi ...
Kim Jong Un urdhëron “prodhim masiv” të dronëve sulmues
Komuna e Prishtinës dënon shkatërrimin e pishave rreth Teatr...
Kryeministri Kurti mori pjesë në natën hapëse të ”Pris...
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...