Google ADS

‘El Clasico’ mund të luhet në një vend tjetër

20:58 | 8 Shtator 2017
Arbresh Info

Ndeshjet spanjolle përfshirë ‘El Clasicon’ ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit mund të luhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Kinë duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka thënë se është në përkrahje të planit për të luajtur ndeshjet e ligës më të madhe spanjolle jashtë Spanjës derisa vazhdon të punojë në zgjerimin global të ligës, transmeton portali arbresh.info.

Presidenti i La Ligas Javier Tebas paralajmëron ndryshime të mëdha
Presidenti i La Ligas Javier Tebas paralajmëron ndryshime të mëdha

“La Liga është argëtim global dhe ne dëshirojmë të rrisim paraqitjen ndërkombëtare të La Ligas”, ka thënë fillimisht Tebas.

“Si pjesë e këtyre përpjekjeve ne jemi duke diskutuar opsionin për të luajtur disa ndeshje të ligës jashtë Spanjës. Këto bisedime janë ende në fazat e para, por si La Liga, ne e mbështesim këtë ide”

Sa i përket të ardhurave, La Liga qëndron në pozitën e tretë të top ligave në Evropë, para Premierë Ligës dhe Bundesligas./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme