Facebook ka lansuar zyrtarisht aplikacionin e tij Lite për përdoruesit e platformës Android në Indi dhe Filipine. Facebook Lite është i dizajnuar për të ofruar një eksperiencë të mirë nëse keni rrjet të ngadalshëm.
Ky aplikacion ka qenë në testime që nga muaji janar dhe tani është duke u lansuar në disa vende të përzgjedhura. Facebook pretendon që ka 114 milion përdorues aktiv nga telefonat në Indi, shkruan arbresh.info.
Rrjeti social Facebook ka thënë që aplikacioni Lite është më i shpejtë se aplikacioni kryesor në rrjetin 2G sepse shërbimi i tij është i ngarkuar në optimizmin e përmbajtjes. Lite peshon vetëm 430 KB duke bërë shkarkimin të jetë shumë i shpejtë, ndonëse nuk mbështet aftësinë për t’i mundësuar përdoruesve të shikojnë videon.
Kompania ka thënë se ky aplikacion do të jetë shumë shpejtë në dispozicion edhe në vendet e tjera brenda muajve të ardhshëm./arbresh.info
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...