Analisti, Fatmir Sheholli ka thënë se përbërja e re e Qeverisë mund të sjellë reforma.
“Kjo Qeveri do të jetë qeveri reformatore. 10 % prej tyre janë emra të rinj, PDK ka sjellë emra të rinj e ka rifreskuar qeverinë me emra të rinj dhe konsideroj se PDK si motor i kësaj qeverie se ka ministra në numër më të madh do të jetë ajo që ka bërë reforma më të madhe”.
“AAK ka mundësinë që të udhëheqe për herë të parë që nga viti 2006, shohim dy emra të kujdesshëm, Pal Lekaj dhe Rrustem Berisha”.
“Edhe Lista Serbe ka sjellë tri emra, një i vjetër dhe dy të rinj, Dalibor Jevtiq (Ministria e Kthimit), Ivan Teodosijeviq (Ministria e Pushtetit Lokal) dhe Nenad Rikallo (Ministria e Bujqësisë)”.
Sheholli në Klan Kosova ka komentuar edhe emrat e mundshëm në Qeverinë e re të udhëhequr nga Ramush Haradinaj që vijnë nga Lista Serbe.
“Mendoj që Nenad Rikallo ka bagazhin më të madh në Listën Serbe, mund të jetë ministër i Bujqësisë dhe zëvendëskryeministër”.
Sipas tij, Lista Serbe nuk do të jetë destruktive në Qeverinë e re Haradinaj.
“Nuk është destruktive, kanë votuar kryeparlamentarin. Këta janë qytetarët tonë, bashkëjetojmë me ta, këta janë pakicë, ne jemi shumicë”.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...