Google ADS

Cristiano Ronaldo ndikoi në largimin e Neymarit nga Barça

19:48 | 8 Shtator 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ishte personi kryesor që ndikoi në vendimin e Neymarit që të largohet nga Barcelona për transferim në Paris Saint Germain.

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Diario Gol’, ish ylli Manchester United ka refuzuar transferimin në Francë dhe si rezultat i kësaj Paris Saint Germaini zgjodhi Neymarin në vend të tij, transmeton portali arbresh.info.

Neymar gjatë prezantimit në Paris Saint Germain
Neymar gjatë prezantimit në Paris Saint Germain

Reprezentuesi i Brazilit i kushtoi atyre 222 milionë euro, por superylli tashmë i ka ndihmuar skuadrës së trajnerit Unai Emery me fitore për të filluar luftën për trofeun e ligës.

E ardhmja e portugezit Cristiano Ronaldos ishte vënë në dyshime gjatë merkatos së fundit të transferimeve për shkak të probleme të sulmuesit me autoritetet e taksave në Spanjë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme