Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka treguar për Kohën Ditore emrat e katër ministrave që do të marrin postet e larta ministrore në Qeverinë e Kosovës, e cila nesër pret të marrë votëbesimin në Kuvendin e Kosovës.
Pos Pacollit i cili do të mbajë edhe postin e zëvendëskryeministrit të parë edhe atë të ministrit të Punëve të Jashtme, vetë Pacolli ka treguar se në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka propozuar Flamur Sefaj, për ministre të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitajn, ndërsa ka konfirmuar se Valdrin Lluka pritet të marrë nën drejtim Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
AKR-ja e Behgjet Pacolit u bë pjesë e PAN-it, fillimisht me kushtin që asaj t’i takonin 5 ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit të parë, por iu desh të heqë dorë nga Ministria e Bujqësisë për të cilën insistonte që ta mbante Lista Serbe. Presionit të saj iu dorëzuar PANA, derisa nesër pritet votimi në Kuvend i Qeverisë Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme e cila është thirrur për në orën 16:00.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...