Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane është zgjedhur Lojtari i Muajit gusht në Premierë Ligë pas një fillimi të jashtëzakonshëm.
Reprezentuesi i Senegalit ka shënuar tri gola gjatë tri ndeshjeve të para në Premierë Ligë për skuadrën e trajnerit Jurgen Klopp, transmeton portali arbresh.info.
Mane mposhti në këtë garë treshen e Manchester United – Phil Jones, Romelu Lukaku dhe Henrikh Mkhitaryan, Alvaro Moratan e Chelseat, portierin e Huddersfieldit – Jonas Losslin dhe bashkëlojtarin e tij në Liverpool – Mohamed Salahn.
25-vjeçari është krye të listës së golashënuesve në Premierë Ligë deri tani këtë sezon.
Ai ka shfrytëzuar mungesën e Philippe Coutinhos duke krijuar asistime dhe shënuar për skuadrën e trajnerit gjerman./arbresh.info/
Bryan Mbuemo futbollisti që po shkëlqen me Brentfordin në Pr...
SHBA miraton shitjen e armëve prej 2 miliardë dollarësh për ...
Rama me shqiptarët në SHBA: Pranverën e ardhshme dua votën t...
Rama me komunitetin shqiptar në Amerikë: Garantuam votën e s...
Kryeministri Rama takon shqiptarët në New York
Vendos goli i Haaland, City merr tri pikë të reja në Premier...