Arsyet e pazakonta për shkak të cilave mund t’ju dëbojnë nga aeroplani

18:44 | 8 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Me blerjen e biletës së aeroplanit ju keni pranuar rregullat e fluturimit, disa prej të cilave janë më shumë të njohura, por ka edhe të atilla që janë më pak të njohura.

Duhet ta keni të qartë se personeli i aeroplanit do t’ju përcjellë nëse tentoni të hyni në aeroplan në gjendje të dehur, ose nëse tregoheni të dhunshëm. Por, ekzistojnë edhe disa arsye për largim prej aeroplanit, për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar gjatë fluturimeve.

Keni aromë të pakëndshme

Pothuajse të gjitha kompanitë ajrore në kontratat e tyre kanë klauzolën, e cila ia siguron të drejtën personelit që t’ju largojnë nga aeroplani në rast se keni aromë të pakëndshme, me përjashtim nëse gjendja nuk është e shkaktuar nga sëmundja. Për çdo rast, përdorni deodorant ose pak parfum para se të hipni në aeroplan.

Nuk keni mbathje

Edhe kjo është njëra ndër arsyet për shkak të të cilës mund të mos lejoheni të fluturoni. Arsyeja e parë është për shkak të problemit se këmbët janë shpesh burim i erërave të pakëndshme. Arsyeja e dytë është siguria juaj personale. Në rast evakuimi, më mirë është që të jeni të mbathur.

Jeni veshur në mënyrë provokuese

Shumica e kompanive ajrore mban të drejtën t’ju largojnë nga fluturimi nëse veshja juaj mund të shkaktojë mos rehati tek udhëtarët tjerë. Këtu hyjnë të gjitha, duke filluar nga dekolteja e thellë e deri te mbishkrimet e papërshtatshme në rroba.

Jeni në mbipeshë

Kjo rregull është e formuluar në mënyrë të bukur si “e drejtë që të refuzohet  personi, i cili nuk mund të vendosë rripin e sigurisë” dhe gjendet në rregullat e sigurisë, pasi që të gjithë udhëtarët duhet të kenë vendosur rripin e sigurisë gjatë kohës së aterrimit dhe nisjes së aeroplanit.

Tregoheni zemërak

Shumë kompani kanë të drejtën, për shkak të të cilës mund t’ju largojnë nga fluturimi nëse me sjelljet e juaja fyeni, nervozoni ose shqetësoni udhëtarët e tjerë.

Probleme me ligjin

Disa kompani ajrore mbajnë të drejtën që të refuzojnë udhëtarët, të cilët janë nën mbikëqyrje të forcave të ligjit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme