Vlerat e gjumit njihen nga të gjithë që prej kohesh.
Të flesh mirë do të thotë të jesh i shëndetshëm, e kundërta mund të sjelle probleme tek trupi dhe mendja juaj.
Mungesa e gjumit të mjaftueshëm sjell rrezikun e sulmit në zemër dhe tru, depresionit dhe obezitetit.
Sipas një studimi të ri, nëse rrini zgjuar 18 orë në ditë, ndikimi është i njëjtë si të pini alkool.
Sipas neurologut Adrian Owen, gjumi luan rol kryesor edhe në rregullimin e hormoneve të cilat ndikojnë në uri, dhe mungesa e gjumit shton oreksin dhe nga kjo vjen shtimi i peshës.
Të mos flesh mjaftueshëm mund të çekuilibroje metabolizmin glucidik i cili me pas sjell diabet. Nga ana tjetër kur gjumi neglizhohet rriten me 48% mundësitë për sëmundje kardiovaskulare. Kanceri i zorrës se trashë gjithashtu ka 50% mundësi më shumë të shfaqet si pasojë e mungesës se gjumit.
Mungesa e gjumit është e barabarte me mungesën e optimizmit dhe me humorin e keq. Nga ana tjetër kjo mungese mund të shkaktojë edhe probleme me kujtesën.
Një tjetër pikë që nuk duhet neglizhuar është edhe pamja fizike e cila degradohet pak nga pak. Flini 7-8 orë në darkë. Kini parasysh gjithashtu që gjumi i natës nuk mund të zëvendësohet kurrë gjatë ditës.
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut