Google ADS

”Trashëgimia e kolonializmit në Kosovë” botohet në 17 gjuhë të ndryshme

15:20 | 8 Shtator 2017
arbresh.info

Revista prestigjioze e Shoqatës Ndërkombëtare të Sociologjisë (ISA), ”GLOBAL DIALOGUE”, në numrin e saj të ri, (vëll. 7/3), ka botuar intervistën më të re të Labinot Kunushevcit, intervistuesit të emrave të njohur të sociologjisë botërore, të cilën e ka realizuar me profesorin e Universitetit të Prishtinës, sociologun Ibrahim Berisha, autorin e librit “Vdekja e Kolonisë”  për trashëgiminë e kolonializmit serb në Kosovë.

“Kolonializmi i shtetit serb në Kosovë filloi nga miti se shqiptarët ishin populluar përkohësisht dhe kishte për qëllim të realizojë projektet për spastrimin e plotë të Kosovës nga popullsia shumicë shqiptare. Kolonistët kishin përkrahjen nga qeveria qendrore e Serbisë dhe nga institucionet religjioze, kultuore, akademike e artistike serbe. Jugosllavia në të cilën kolonializmi u avansua, nuk mbijetoi sepse nuk u ndërtua mbi parime dhe vlera të barazisë,” është shprehur Berisha.

Në këtë intervistë është diskutuar për qëllimet, strategjitë, specifikat dhe pasojat e kolonializmit serb në Kosovë; për qasjen e sociologjisë shqiptare ndaj tendencës së ideologjisë serbe për dominim politik, etnik dhe kulturor mbi shqiptarët; për ndikimin e miteve, propagandës dhe iluzioneve në inferioritetin e shqiptarëve dhe për kontekstin e Jugosllavisë në dritën e perspektivave post-ideologjike.

Redaktori i revistës, Michael Buraëoy, pas leximit dhe redaktimit të intervistës, tha se ”Bota dinë shumë pak për vuajtjet e shqiptarëve!”

Kjo intervistë e botuar në 17 gjuhë vjen pas dy intervistave tjera të botuara në ”Global Dialogue” me sociologët bashkëkohorë, George Ritzer dhe Patricia Hill Collins, të cilat Labinoti i ka realizuar më parë në kuadër të një projekti shkencor ku ka përfshirë dhe intervistuar sociologë nga mbarë bota duke bërë një ndërlidhje mes sociologjisë kombëtare me sociologjisë ndërkombëtare përmes bashkëbisedimeve online duke trajtuar aspekte të ndryshme teorike dhe në veçanti kontekstin e integrimit të Kosovës në institucionet dhe organizatat ndërkombëtare. Këto intervista do të botohen së shpejti në libër./arbresh.info/

21442906_10214480400747553_1804823657_n

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme