Në një konferencë për media kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri ka njoftuar se selektori i Kosovës Albert Bunjaki është shkarkuar nga detyra, shkruan arbresh.info
Vokrri ka thënë se ky vendim është marrë pas dy ndeshjeve të fundit.
“Nuk kemi qenë të kënaqur, mirëpo e kemi ditur kapacitetin tonë. Pas ndeshjes me Finlandën Bunjaki ka qenë i hapur për të ofruar dorëheqjen për t’ia lëshuar vendin ndonjë përzgjedhës tjetër, por ne nuk e kemi pranuar atë menjëherë”, ka thënë Vokrri.
“Unë e falënderoj Bunjakin për punën që e ka bërë dhe ne kemi ardhur në përfundim që të ndajmë rrugët pas zhvillimit të dy ndeshjeve”, ka shtuar Vokrri,
Pas humbjes me Finlandën Albert Bunjaki u pyet nëse e mendon largimin nga përfaqësuesja e Kosovës, ai pranoi se mund ta bëjë këtë.
Përfaqësuesja e Kosovës që nga pranimi në UEFA dhe FIFA ka humbur shtatë nga tetë ndeshjet e zhvilluara në arenën ndërkombëtare./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...