Në fillimin e një sezoni të ri, humori është gjëja më e rëndësishme dhe në përgatitjet e fundit përpara ndeshjes së javës së parë me Lacin, humori në kampin e të kuqve është ai i duhuri, pavarësisht se Edgar Cani sërish nuk u stërvit plotësisht me skuadrën. Trajneri Iuliano dhe stafi mjekësor nuk dëshirojnë të rrezikojnë me aktivizimin e tij në ndeshjen ndaj kurbinasve pavarësisht dëshirës së sulmuesit, që në këto kushte nuk i mbetet shumë për të thënë.
C’ti bëj këmbëve!
Në seancën stërvitore të Partizanit ishin të pranishëm dhe Luciano Moggi bashkë me Drejtorin Sportiv Antonelo Preiti që erdhën bashkarisht në fushat sportive të Kamzës teksa patën dhe një bisedë të shkurtër me trajnerin, Mark Iuliano. Sa i përket pjesës tjetër të grupit, përjashto brazilianin Uarlej të gjithë lojtarët e tjerë janë në dispozicion për ndeshjen me Lacin, që i hapi jo pak probleme Partizanit sezonin e kaluar, pasi pikërisht një barazim me bardhezinjtë solli dhe mbetjen mbrapa në garën për titullin. Ndaj të dielën ndaj kurbinasve, objektivi do të jetë vetëm 1 dërgimi i topit në rrjetë dhe fitorja e sfidës për startin e duhur në kampionat./ss
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...