Lista Serbe do të udhëheqë me tri ministri në kabinetin e Ramush Haradinajt.
Arbresh.info mëson se në krye të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete do të jetë përsëri, Dalibor Jevtiq.
Me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të udhëheqë Nenad Rikalo.
Me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal do të udhëheqë ministri aktual në detyrë, Ivan Teodosijeviq.
Njëri prej këtyre emrave, sipas të njejtit burim do të jetë edhe zëvendëskryeministër.
Ramush Haradinaj, sot gjatë ditë ka deklaruar se ende nuk ka marrë emrat e ministrave. PDK ka bërë të ditur se sonte do të dërgojnë emrat e tyre për ministra./arbresh.info/
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...