Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, thotë se partia e tij, sonte do të përcjellë emrat e ministrave tek mandatari, Ramush Haradinaj, raporton arbresh.info.
Në mbledhjen e sotme, thotë se u përfol për profilet e tyre, por nuk është vendosur ende konkretisht se kush do të jenë emrat e ministrave.
“Është debatuar për atë se çfarë duhet të bëjë qeveria e ardhshme e Kosovës, por jo edhe për emrat. Diskutuam se si qeveria e ardhshme të ketë një program me disa prioritete të qarta, tema të shtet ndërtimit,” është shprehur Hoxhaj pas mbledhjes në selinë kryesore të partisë.
Ai thotë se janë të interesuar për një qeveri reformatore që do të rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit./arbresh.info/
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë