Reagon Nisma në Shtime: Nuk ka përçarje në degën tonë, mediat po spekulojnë

10:37 | 8 Shtator 2017
Arbresh.info

Dega e Nisma për Kosovën në shtime ka reaguar ndaj disa lajmeve që po qarkullojnë në media për përçarjen e kësaj dege, shkruan arbresh.info

Përmes një statusi dega e Nisma për Kosovën në shtime ka thënë se Portalet shpesh po bijën pre e pushtetit dhe po tregojnë joprofesionalizëm në publikim të lajmeve të paverifikuara.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e plotë:

Nisma për Kosovën reagon ndaj shkrimeve te disa portaleve se kinse dega e NISMËS në Shtime ështē përçarë, por kjo fare nuk qëndron, sepse pushteti e ka nuhatur humbjen dhe me mbeturinat e shërbimeve të ndryshme që si kanë sjellë kurrë të mira këtij vendi, po mundohen të sajojnë situata të paqena. Portalet shpesh po bijnë pre e pushtetit dhe po tregojnë joprofesionalizëm në publikim të lajmeve të paverifikuara. Nisma sonte ka mbajt një mbledhje për lakmi dhe në funksion të mobilizimit për fitoren e madhe. Mjafton ti pyetni kolegët tanë të çmuar që janë apostrofuar në keto portale dhe e vërtetoni të kundërtën. Ne do të vazhdojmë edhe më fuqishëm në funksion të ndryshimit me Fatmir Rashitin si kandidat i pavarur dhe me listën më të mirën për Asamble komunale. Turp atyre që shpifin dhe do t’i ndjekim në bazë të ligjit.
#NismaShtimeMëUnikSeKurrë!
#MeFatmirRashitinPërKryetar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme