Nisma për Kosovën, ende nuk ka vendosur për ministrat në qeverinë Haradinaj.
Haxhi Shala, deputet i Nismës për Kosovën ka thënë se kryesia e këtij subjekti do të mblidhet sot ku do të vendos për emrat e ministrave.
“Ende nuk kemi vendosur. Pres sot gjatë ditës kryesia të mblidhet dhe të vendos për emrat. Tani për tani nuk mund të them asgjë më shumë”, ka thënë Shala.
Partia e Fatmir Limajt në qeverinë Haradinaj do t’i ketë tri ministri.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Poashtu, ky subjekt do ta ketë edhe një post të zv/kryeministrit.
Mandatari për formimin e qeverisë, Ramush Haradinaj ka paralajmëruar për sot prezantimin e kabinetit qeveritar.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?