Paga mesatare në Ukrainë është 200 dollarë, ndërsa femrat shesin flokët e tyre për 97 dollarë! Ja se si Ukraina ka fituar një pjesë të tregut në Perendim me flokët sllovene.
Tatjana Filimolenko, pronare e një salloni të bukurisë në Ukrainë me krenari tregon një koleksion të bishtalecave artificialë me të cilën ndërton flokët. “Këto janë flokë sllovene”, thotë ajo duke treguar fotografitë e njerëzve të cilët kanë dhuruar flokët.
Këto flokë paraqesin pjesë të industrisë multimilionëshe në të cilën flokët sllovene, ukrainase, ruse dhe moldave vlejnë më shumë se sa flokët kineze apo indiane.
Këto shtojca flokësh janë popullarizuar edhe më shumë nga kërkesa e personave të famshëm dhe është rritur shumë gjatë dekadës së kaluar në SHBA dhe Evropë.
“këto flokë janë sikur një botoks i ri”, thekson David Angelo, pronar i një sallon bukurie në Nju Jork. Fakti se është një furrnizues i madh në Ukrainë, flet me sipërmarrësit e saj, edhe për standardin e ulët të jetesës.
Çmimet për flokët me prejardhje sllovene, sipas David, sillen diku 200% – dhe variojnë nga 500 deri 1000 dollarë.
Bartëset e flokëve sllovene janë femra hebre ortodokse të cilat e kanë të ndaluar të përdorin paruke të flokëve Hidu, e tërë kjo për shkak të një lloj ceremonie fetare.
Viktor Nekrasa, veteran i këtij biznesi kujton fillimin e këtij biznesi në Ukrainë, kur ishte shumë vështirë për t’i bindur njerëzit që të dhurojnë flokët.
SHBA -ja pas Kinës dhe Unionit Evropian, është një nga përdoruesit më të mëdhenj të shtojcave të flokëve dhe tregu varion nga 300 milionë deri në 1.4 miliardë dollarë.
Këto shtojca flokësh janë shumë të kërkuara në Ukrainë, dhe kjo vërehet sidomos në reklamat në internet. Filimolenko thotë se femrat shesin flokët e tyre nëpër provincat prej 20 deri 97 dollarë, përderisa paga mesatare në Ukrainë është 200 dollarë./femra.net/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...