Google ADS

Policia: Viktima ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetëaksidentuar

10:01 | 8 Shtator 2017
M. A.

Vdekjen aksidentale të 37 vjeçarit nga Mitrovica e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë se viktima ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga kryesore, duke u përplasur në greminë.

“Një 37 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku, i cili ka ndodhur sot rreth orës 5 të mëngjesit në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Lushtë”, ka thënë Zahiti për arbresh.info.

Sipas tij, policia dhe ekipet mjekësore kanë dal menjëherë në vendngjarje, me ç’rast kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa po punohet në zbardhjen e plotë të ngjarjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme