62 deputetët e koalicionit PAN, AKR dhe Lista Serbe, të cilët votuan Kadri Veselin për kryeparlamentar janë shumicë në kuvend, por ata që votuan kundër tij janë shumica shqiptare, raporton “Arbresh.info”.
Kështu thotë, deputeti i VV-së, Albin Kurti në një postim në faqen e tij në Facebook.
“Ato 62 vota të cilat votuan dje kryeparlamentarin e nesër duan ta votojnë kryeministrin, janë shumicë në Kuvend. Mirëpo, veçse teknikisht janë shumicë. Në anën tjetër, tek 58 deputetët e tjerë, ka shumë më tepër vota qytetarësh të Kosovës dhe ato janë shumica shqiptare”, thotë Kurti.
Sipas tij, Kosova jo vetëm që po ndahet në ujdi me Serbinë, por edhe po mirret peng.
“Që prej konstituimit të Kuvendit tash kapja e shtetit po ndahet në ujdi me Serbinë. Kosova nuk është vetëm shtet i kapur. Shteti i Kosovës po mirret peng. Pra, jo vetëm Kadrija, por dyfish Serbia. Me strukturat paralele si mbetje e okupimit në çerekun e territorit të vendit tonë. Me partinë e saj si aksionare vendimtare për kreun e Kuvendit e të Qeverisë”, shprehet Kurti.
Sipas Kurtit, nuk është hera e parë që shqiptarëve u duhet të përballen me krajl e me mbret./Arbresh.info
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...