Dy ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar ambasadorët të akredituar në Tiranë janë vënë në lëvizje për të diskutuar për kushtin që BE-së i ka shtuar Shqipërisë, për drogën dhe që lidhet me integrimin e vendit dhe ngecjen e reformave në vend. Diplomatët e Bashkimit Europian në Shqipëri i janë parë duke hyrë në Kryeministrisë për të zhvilluar një takim me shefin e qeverisë Edi Rama. Mësohet se kryeministri Rama ka informuar ambasadorët për prioritetet e qeverisë në mandatin e ardhshëm të qeverisë. Takimi ka zgjatur rreth 30 minuta. Në këtë takim mes ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së me kryeministrin Rama, në qendër të vëmendjes kishte dhe punën e qeverisë së re. Takimi ka zgjatur për rreth 1 orë, ku ndër të tjera Rama ka informuar për prioritetet e qeverisë gjatë mandatit katër vjeçar. Po ashtu mësohet se fokusi i këtij takimit ka qenë lufta antikanabis, integrimi dhe reforma në drejtësi. Ndërkohë që pak ditë më parë ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka folur rreth qeverisë së re, më e vogël në ministri duke u shprehur e paqartë lidhur me mekanizmat e bashkërendimit të BE-së, referuar shkrirjes se Ministrisë se Integrimit. “Ka ende disa paqartësira lidhur me ndryshimet që do të kemi sa i takon mekanizmave të bashkërendimit të BE. Ndaj unë do të kem disa takime në ditët në vijim”, tha Vlahutin. Ndërkohë para dy seancave të njëpasnjëshme në Parlament të shtunën, Edi Rama përfundoi në Velipojë takimin e dytë me kabinetin e ri qeveritar, i cili ishte hermetik si ai i Llogarasë, ku është diskutuar përgjatë dy ditëve për mënyrën sesi shkrirja e ministrive dhe institucioneve nën varësi do të funksionojë. Qeveria “Rama 2” tashmë i ka gati piketat e drejtimit të vendit në çdo sektor. Ka qenë Edi Rama ai që ka zbuluar përmes Tëitter-it atë që mendohet se ka qenë në fokus të takimit informal. “Jemi gati për të nisur rrugën e re, lehtësimin drastik të burokracisë për qytetarët dhe biznesin, fuqizimin e shërbimeve dhe rritje të ekonomisë mbi 5 për qind në vitin 2019”. Ndërsa në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi me gazetarë ai tregoi se si është i gatshëm të bëj një tjetër marrëveshje të mundshme me Lulzim Bashën në të ardhmen, si atë 18 majit, për të bashkëqeverisur para zgjedhjeve, me qëllim që zgjedhjet të administrohen nga të dy palët. “Nuk e paragjykoj. Pati disa aspekte negative për shkak të përfshirjes së disa personave në atë proces, por ishte padyshim një marrëveshje që i bëri shumë mirë vendit”.
Mbledhja
Kryeministri, Edi Rama, ka përmbyllur rreth orës 11:30 të ditës së djeshme takimin me Ministrat dhe zëvendës/kryeministren në Velipojë. Rama mësohet se është nisur drejt Tiranës, i cili ka qenë dhe i pari që ka lënë hotelin ku ishin akomoduar. Pas tij kanë dalë dhe Ministrat. I vetmi që ka folur për mediat ka qenë Ministri Ahmetaj duke dhënë këtë koment. “Mbledhja shumë produktive”. Në fokus të diskutimeve të takimit dyditor në Velipojë ka qenë zbatimi i programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, mënyrën sesi do të funksionojë shkrirja e ministrive dhe institucioneve përkatëse në kohën kur plani i punës është hartuar dhe ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me implementimin e saj deri në fund të muajit dhjetor. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama njoftoi se brenda 100 ditëve të para të qeverisë së re do ti jepet fund burokracive në zyrat e shtetit.
Edi Rama: Guinness: Në 1 vit burokracia shqiptare kërkon 4.5 milion certifikata. Konsum skandaloz kohe lekësh nervash që do mbarojë me qeverinë e re. Në çdo rast kur i duhet certifikata e qytetarit, për të dhënë një shërbim burokracia duhet ta sigurojë vetë. Kjo do të bëhet realitet, brenda 100 ditëve të para të mandatit të ri.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi