Këto ushqime shkaktojnë fryrje për më pak se një orë

08:17 | 8 Shtator 2017
Arbresh.info

Është me rëndësi të keni kujdes në sasinë e ushqimit që mund t’ju bëjë ënjtjet e stomakut, sidomos në situatat kur dëshironi të dukeni bukur.

Është i madh numri i femrave që ballafaqohen me fryrjet, por imunë nuk janë as meshkujt. Disa ushqime mund t’jua qetësojnë stomakun dhe zorrët, derisa disa të tjera mund të shkaktojnë fryrje për më pak se një orë.

Në atë grup bien ushqimet e grimcuara të njelmëta, pijet, ëmbëlsirat dhe çamçakëzët, pijet e gazuara, boza dhe alkooli, por edhe akulloret. Perimet që shkaktojnë fryrje janë bizelet, lakra jeshile, leblebitë dhe brokoli.

Ushqimet e grimcuara janë përplot me natrium, që ndikojnë në nivelin e ujit në trupin tonë. Sasia e natriumit që i hamë përcakton nëse trupi ynë do të mbajë apo do t’i hedhë lëngjet dhe ujin shtesë. Nëse konsumojmë më shumë natrium sesa që është e nevojshme për organizmin, uji do të qëndrojë në trup dhe do të krijojë fryrjen.

Edhe ëmbëlsirat dhe bonbonet e gomës, por edhe çamçakëzët përmbajnë sheqer që trupi ynë nuk mund ta tretë, si pasojë e kësaj shkaktohet fryrje në stomak.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme