Banorët e fshatit Shipitullë të cilët janë duke u përfolur se po e vënë vendin në kolaps energjetik për shkak se nuk po i lëshojnë pronat e tyre për shpronësim, janë duke u ankuar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.
Ekipi i arbresh.info ka qëndruar në fshatin Shipitullë për të parë nga afër gjendjen e këtyre banorëve.
Besart Mjeku njëri nga banorët e këtij fshati në një intervistë për portalin arbresh.info ka thënë se këta banorë nuk kanë arritur asnjë marrëveshje me Qeverinë e Kosovës ashtu siç po raportohet.
Sipas tij e gjitha është një gënjeshtër dhe se gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.
“Jam banor i kësaj lagje që po e quajnë në kolaps energjetik. Jam njëri nga pronarët e 17 pronave. Këtu po thonë që nuk është e banueshme por kjo nuk është e vërtetë pasi që këto shtëpi janë të banueshme. Na ka ardhur një raport që brenda muajit do të ketë zhvendosje të dhunshme pa asnjë marrëveshje. Ne nuk kemi asnjë marrëveshje me Qeverinë, e gjitha është një dezinofrmatë apo thënë më mirë gënjeshtër”, ka thënë ai.
Sipas tij janë tri kërkesa të banorëve që të arrihet një marrëveshje me qeverinë.
“Banorët nuk kanë asnjë marrëveshje nëse nuk plotësohen tri kërkesa tona. Kërkesa e parë është që të plotësohet punësimi, e dyta çmimi i tregut dhe kërkesa e tretë është shpronësimi i të gjithë fshatit. Ka familje që jeton nga kjo tokë dhe i merret vetëm toka ndërsa i mbetet vetëm shtëpia dhe nuk kanë nga t’ia mbajnë”, është shprehur ai duke e fajësuar Arben Gjukën.
“Arben Gjuka po mundohet t’i qes njerëzit në social. Nuk është shpronësim i dinjitetshëm me 210 euro metra katrorë. Ky ka qenë çmim i prerë dhe vlerësimi u bë vetëm për metër katror nga jashtë. Ne kemi pasur takim me Arben Gjukën rreth çmimit dhe idesë ku të vendosemi ne. Ai është duke e bllokuar procesin”, thekson ai.
Javën e kaluar kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, kërkoi nga Korporata Energjetike e Kosovës që me kohë të përgatisë vendimet për shpronësim të pronave që preken nga realizimi i Projekti për zgjerimin e mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës, zona kadastrale Hade dhe Shipitullë, Obliq.
Në këtë mbledhje është marrë vendim për shpronësim të 11 pronave që preken nga realizimi i projektit. /arbresh.info/
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje