Shumica kanë zakon që ujin e vlojnë më herët të cilin e lënë në enën në të cilën e kanë vluar por që më vonë e vlojnë sipas nevojës. Uji i tillë është shumë i dëmshëm për shëndetin, sepse me rastin e vlimit përsëdyti liron arsen, nitrate dhe fluor.
Uji i vluar përsëdyti mund të jetë jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse përbërja e ujit ndryshon kur vlohet. Avulli i cili krijohet me rastin e vlimit përbëhet nga bashkimet jo të qëndrueshme të cilat shndërrohen në gazra dhe avullohen.
Shumica e njerëzve ujin e vluar, i cili mbetet i pashpenzuar në enë, më vonë sërish e vlojnë sipas nevojës, mirëpo uji i tillë është shumë i dëmshëm për shëndetin, transmeton Telegrafi.
Tepricën e ujit pas vlimit duhet derdhur dhe gjithmonë duhet vluar ujë taze. Kur vlohet, uji humb materiet e dëmshme, mirëpo nëse vlohet përsëdyti, atëherë gjithë ajo që ka mbetur në të do të zhduket.
Nëse ujin e lini gjatë që të vlohet apo sërish e vloni, përbërësit e tij kimikë ndryshojnë, ndërkaq mineralet e shëndetshme bëhen të dëmshme.
Ja se çfarë krijohet në ujë nëse vendosni ta vloni disa herë:
Arseni
Nëse konsumoni ujin e vluar, me kalimin e kohës, mund të ballafaqoheni me helmin e arsenit, gjë që do të mund të shkaktojë vërtet numër të madh problemesh serioze shëndetësore, siç janë kanceri, sëmundjet e zemrës, problemet neurologjike, madje edhe steriliteti.
Nitratet
Nitratet gjenden në tokë, në ajër, në ujë dhe në shumë gjëra që na rrethojnë. Mirëpo kur u ekspozohen temperaturave të larta, mund të shkaktojnë rrezik – në rrethana të tilla bëhen kancerogjene dhe të lidhura me lloje të ndryshme të kancerit.
Fluori
Nëse merrni tepër fluor, mund të përjetoni probleme neurologjike. Fëmijët të cilët kanë marrë së tepërmi fluor mund të vuajnë nga prapambetjet kognitive. Duke pasur parasysh informacionet e përmendura, herën tjetër kur shkoni sërish të vloni ujin, mendoni edhe një herë, sepse kështu veten dhe të tjerët i rrezikoni nga helmet.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...