Meksika dëbon ambasadorin e Koresë së Veriut

01:26 | 8 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Ambasadori i Koresë Veriore në Meksikë është shpallur persona non grata nga Qeveria e Meksikës.

Kim Hyong-gil është urdhëruar që të lëshojë vendin brenda 72 orëve, ka deklaruar Ministria e jashtme e Meksikës, transmeton portali arbresh.info

Në deklaratën e lëshuar nga Ministria thuhet se dëbimi i ambasadorit koreano verior vjen si përgjigjje për aktivitet bërthamore të Phenianit, të cilat paraqesin ‘rrezik të madh për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare’, përfshirë edhe aleatët e Meksikës, si Japoninë dhe Korenë Jugore.

Meksika gjithashtu është zotuar të mbështesë sanksionet e vendosura nga OKB-ja për vendin komunist.

Koreja Veriore ka nxitur tensione në mbarë botën me testimin e raketës së gjashtë  balistike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme