Shoferi me drogë i shpëton policisë, por letra që u la çuditi efektivët

00:19 | 8 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Një ri, i cili u vu në ndjekje nga ana e policisë, ka lënë pa fjalë forcat e rendit. Një patrullë policie në Tepelenë, gjatë një aksioni për goditjen e trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, ka dështuar të arrestojë 25-vjeçarin që po transportonte kanabis sativa me një automjet tip “Fiat Punto”.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së martës, kur specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë, gjatë një aksioni në terren, nuk arritën dot të prangosnin 25- vjeçarin me inicialet S.Z.

Ky i fundit qarkullonte në aksin rural Kalivac-Krahës me automjetin e tij, ku policia dyshonte se fshihte lëndë narkotike. Forcat e policisë i kanë kërkuar që të ndalonte automjetin, duke i bërë thirrje në distancë, por 25-vjeçari i ka injoruar thirrjet e policëve duke vijuar rrugën drejt zonës lindore të Krahësit. Në një kthesë të pjerrët, i riu ka nxjerrë lëndën narkotike të paketuar në disa thasë plastmasi dhe me peshë prej 24 kg kanabis sativa e më pas ka vazhduar sërish rrugën.

Pasi ka mbërritur në fshatin Krahës, i riu ka braktisur automjetin e tij “Fiat Punto” dhe ka arritur t’i fshihet policisë. I kërkuari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastrës, mësohet se para se të largohej nga automjeti, u ka lënë një pusullë me tre rreshta policëve që ishin vënë në ndjekje të tij.

Në shënimin e lënë, 25-vjeçari bën ironi duke i përshëndetur për veprimet që i mundësuan arratisjen. “Jeni fantastikë për Zotin, kështu të gjithë të jenë si ju dhe kanabis nuk do të ketë”, shkruante 25- vjeçari. Pusulla u gjet nga efektivët e policisë në momentin e kontrollit të mjetit të braktisur. Pavarë- sisht se forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle për gjetjen e tij, nuk ia kanë arritur qëllimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme