Në moshën 2-3 vjeçare fëmijët shfaqin një lloj agresiviteti me fëmijët e tjerë, u marrin lodrat, u shkulin flokët, apo i shtyjnë. Këto veprime janë sa të pafajshme aq edhe me dashje. Në këtë moshë fëmija nuk e di apo nuk e ka bërë të tijën konceptin e “të mirës dhe të keqes”.
Edhe pse në pamje është agresive dhe e keqe, në fakt janë hapat e para drejt ndërtimit të komunikimit me tjetrin si moshatar dhe fëmijë. Dhe natyrisht hapat e parë, nuk janë as të lehtë dhe as të sigurtë.
Fëmija nuk kontrollon ende as veten dhe as veprimin. Ai nuk di ende konceptin “e imja e tjetrit”, ai thjeshtë do një gjë apo nuk e do. Pikërisht me shfaqjen e këtyre sjelljeve fillon dhe mësimi i skemës “e imja- e tjetrit” dhe “e mirë –e keqe”. Ky “mësim” kërkon prezencën e të rriturit dhe durimin e tij, transmeton Ekonomia Online.
Gjthashtu në këtë moshë, fëmija nuk di ende të luajë vetë me fëmijët e tjerë, duhet patjetër prezenca e të rriturit që të bëjë ndërmjetësin, të ushqejë lojën dhe të evitojë situata të tilla. Për fat të keq ne i lejmë fëmijët të luajnë vetëm, por kjo është e pamundur në këtë moshë, duhet patjetër prezenca e të rriturit.
Kur fëmija shkul flokët e fëmijës tjetër, apo e shtyn apo i merr lodrën, duhet ndaluar me takt, duke cilësuar që “është një veprim i gabuar dhe nuk të lejon ty të bëhesh vajzë e zonja apo djalë i zoti siç dëshiron”.
Të rritur! Në të tilla raste, mos ndërhyni me rrëmbim dhe me fjalën “mos”, por përdorni vetëm një fjalë duke e shqiptuar prerë. Mbase fjala më e saktë për t’u përdorur mund të jetë, fjala “jo”. Duhet përdorur një fjalë e vetme sepse fëmija fjalën e parë nuk e dëgjon, kështu duke e përsëritur dy tri herë të njëjtën fjalë, fëmija do të fillojë ta njohë komandën dhe do të fillojë ta zbatojë dhe pasi situata qetësohet, tregojini fëmijës pse e ndaloni dhe pse ky veprim nuk duhet bërë.
/arbresh.info/
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...