Ushtrimet e rregullta janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë.
Ato eliminojnë toksinat, djegin kaloritë, rregullojnë qarkullimin e gjakut dhe ndikojnë edhe në përmisimin e lëkurës, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, duhet të jeni të kujdesshëm që të mos i bëni këto gabime sapo të dilni nga palestra.
Nuk pini ujë
Mundohuni që të pini ujë gjatë dhe pas trajnimit. Kjo siguron ripërtrirjen e energjisë dhe mban trupin e hidraduar.
Hani ushqim
Mundohuni që të mos hani ushqim sapo të përfundoni palestrën. Nëse jeni të uritur, zgjidhni një ushqim të shëndetshëm dhe të balancuar. Ushqimet duhet të përmbajnë edhe protein për të forcuar muskujt.
Vishni shumë rroba
Ka nga ata që kur shkojnë në palestër veshin shumë rroba në mënyrë që të humbin sa më shumë kalori. Por kjo është një gjë e keqe, sepse rritet temperature e trupit dhe gjërat mund të shkojnë keq.
Pushimi absolut
Të gjithë që pas ushtrimeve duam të pushojmë, por kjo nuk është aspak e mirë. Trupi duhet të mesohet me pushim të ngadalshëm.
Mos shtrëngoni muskujt
Pas ushtrimeve, mos i shtrëgoni muskujt, por shtrini trupin, sepse kjo ndihmon në rregullimin e rrahjeve të zemrës.
Nuk bëni dush
Kjo shkon përtej higjenes personale, sepse një dush pas palestres ndihmon në qarkullimin dhe balancon temperaturën e trupit.
Nuk pini asgjë
Një tjetër gabim i madh është nëse nuk pini ndonjë gjë pas ose edhe gjatë trajnimit. Ekspertët sugjerojnë se duhet të pini lëngje pas 20 ose 30 minutash pas aktivitetit fizik./arbresh.info/
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...