Vetura e parkuar në rrugë shkakton përplasje të çiklistëve (VIDEO)

21:36 | 7 Shtator 2017
Arbresh Info

Një veturë e parkuar ka shkaktuar një përplasje të madhe derisa po zhvillohej raundi i ciklit ‘Tour of Britain’ në qytetin Retford të Anglisë të mërkurën.

Incidenti ndodhi në momentin kur grumbulli çiklistëve po kalonin një kthesë të rëndë në Retford, transmeton portali arbresh.info.

Një veturë e parkuar,  e cila po qëndronte në pjesën e djathtë të rrugës, menjëherë para kthesës, ishte shmangur me lehtësi me grupi i parë i çiklistëve që udhëheqte garën.

Pjesa tjetër e grupit, të cilit kishin më pak kohë në dispozicion për të reaguar nga veturës së palëvizshme, u përplasën me veturën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme