Google ADS

Alarmohet Juve, zbulohet klauzola e “veçantë” e Andres Iniestas në Barcelonë

18:56 | 7 Shtator 2017
Arbresh Info

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta mohoi dje se ka arritur një marrëveshje me “Blaugranët” rreth vazhdimit të kontratës së tij.

Spanjollit do t’i përfundojë kontrata në qershor të vitit 2018 dhe presidenti i klubit Jose Maria Bartomeu ka zbuluar se mesfushori do të nënshkruaj së shpejti marrëveshjen e re, transmeton portali arbresh.info.

Ballina e gazetës katalunase 'Sport'
Ballina e gazetës katalunase ‘Sport’

Bazuar në gazetën e përditshme katalunase ‘Sport’, Barcelona i ka ofruar një kontratë katër  vjeçare Iniestas me opsionin për të vendosur rreth të ardhmes së tij në fund të çdo edicioni. Kjo do të thotë që Iniesta mund të jetë i lirë për tu larguar nga Barcelona në fund të çdo sezoni gjatë katër viteve të ardhshme.

Spanjolli ka qenë shënjestër afatgjate e Juventusit, i cili synon të nënshkruaj me të falas në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, gjiganti në Serie A mund të pres më gjatë për të siguruar shërbimet e tij pasi gazeta e lartpërmendur sugjeron që Iniesta nuk dëshiron të largohet nga Barcelona derisa agjenti i tij i ka thënë gjigantit në La Liga se ata janë të hapur për të nënshkruar vazhdimin e kontratës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme