Agjenti i Diego Costas në bisedime me një klub të madh

18:33 | 7 Shtator 2017
Arbresh Info

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa mund të sigurojë ende një transferim larg nga klubi këtë verë pasi raporte të ndryshme pretendojnë që agjenti i lojtarit është në bisedime rreth një marrëveshje për huazimin e tij te Fenerbahce para mbylljes së merkatos së transferimeve turke të premten.

Reprezentuesi i Spanjës pritej nga të gjithë të transferohej në Atletico Madrid gjatë kësaj vere, por marrëveshja nuk ishte arritur në kohë për shkak të disa komplikimeve rreth pagës dhe ndalesës së transferimeve që ka klubi në La Liga, transmeton portali arbresh.info.

Costa mund të kaloj te Fenerbahce si një i huazuar deri në  janar
Costa mund të kaloj te Fenerbahce si një i huazuar deri në janar

Costa pritet të largohet nga Chelsea në janar, por agjenti i tij është duke planifikuar që lojtari të kalojë pjesën e parë të këtij sezoni te klubi turk.

Bazuar në raporte të ndryshme, Ricardo Cardoso ka qenë në Stamboll këtë javë për të diskutuar rreth mundësisë për të arritur një marrëveshje.

“Blutë” kanë lënë Costan jashtë skuadrës së tyre në Ligë të Kampionëve dhe besohet se nuk kanë në plan as të integrojnë 28-vjeçarin në skuadrën e tyre për ndeshjet në ligë për shkak të situatës së tensionuar ndërmjet tij dhe trajnerit Antonio Conte./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme