Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar sot dy të dyshuar duke realizuar edhe një plan operativ lidhur me këtë rast në konsultim me prokurorinë kompetente.
IPK kishte pranuar informacione në lidhje me dyshimet për përfshirje në veprimtari penale të të dyshuarit zyrtar policor (me gradën e togerit i cili ka pasur pozitën e Komandantit të Stacionit Policor në Novobërdë).
Me autorizim të prokurorit, hetuesit e IPK-së kanë filluar hetimin ndaj këtij zyrtari me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe Ushtrim ndikimi të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Gjatë hetimit të këtij rasti hetuesit e IPK-së kanë grumbulluar dëshmi të cilat vërtetuan informacionet e pranuara, dhe se në këtë rast janë implikuar edhe dy qytetarë të tjerë.
Sot (07.09.2017) në orët e hershme të mëngjesit hetuesit e IPK-së kanë realizuar një plan operativ në rajonin e Gjilanit në kuadër të së cilit është zbatuar edhe urdhëresa e lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan dhe janë bastisur tri lokacione si dhe janë konfiskuar disa prova materiale që do shërbejnë për procedurën penale të mëtutjeshme.
Me vendim të prokurorit të shtetit, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar dy të dyshuar (togerin policor dhe një qytetar) dhe të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore.
Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës edhe suspendimin e komandantit të këtij stacioni policor.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?