Jeni duke parë engjëllin tuaj të vogël 5 muajsh duke fjetur me zell në krevatin e tij. dhe ndërkohe që i keni lexuar të gjithë artikujt për një gjumë të sigurt ende pyesni veten nëse koka e tij e vogël do të ishte më rehat duke pushuar në një jastëk të butë.
Por tashmë ai ka mësuar se si të lëvizë kokën dhe të rrotullohet në krevat. Ju mund të pyesni veten se çfarë mund të shkojë keq nëse i vendosni jastëkun? Fatkeqësisht t’i vendosësh një jastëk për të fjetur një bebi nën moshën 2 vjeçare mund të ketë pasoja serioze.
Për prindërit që janë të shqetësuar se bebet e tyre mund të mos jenë rehat duke fjetur pa jastëk sipas “Akademisë Amerikane të Pediatërve” kundërshtohet kjo gjë por ekspertët gjithashtu bien dakord se pas moshës 12 mujore rreziku i mbytjes së bebit ulet ndjeshëm.
Dr.Karamchandani, ish drejtori i kësaj akademie thotë se rekomandimet për sigurinë e bebeve në krevat janë bërë për bebat nën 12 muajsh, por rreziku i mbytjes aksidentale është i pranishëm edhe te bebet mbi këtë moshë.
Për sa kohë që vogëlushi juaj është ende në krevatin e tij të bebit, shmangni objektet që mund të shkaktojnë mbytjen e tij. Kur vogëlushi juaj të kaloj në një krevat më të madh, respektivisht pas vitit të dytë ju mund t’i vendosni një jastëk të sheshtë e të vogël, të ngjashëm me ata që përdoren gjatë një udhëtimi me avion
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg